Berisha komenton marrëveshjen Rama-Basha: Çfarë vlerësoj në atë moment te Edi Rama

Berisha komenton marrëveshjen Rama-Basha: Çfarë vlerësoj në atë moment te Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë marrëveshjen e 18 majit mes kryetarit të PD-së, Basha, dhe kryetarit të PS-së, Rama.

Në një intervistë në “Syri”, Berisha u shpreh se marrëveshja Rama-Basha ishte fitore për PD-në, por më pas Rama mori më pas të gjitha avantazhet e saj.

Pjesë nga fjala e Berishës

Basha më tha që do të bëj takimin. Jam i bindur se ai nuk ka shkuar atje i vetëdijshëm se do të bëjë takimin. Rama nga Elbasani tha se nuk po marr pjesë në takimin e partive. Pas takimit, Basha më ka thënë dhe unë hapjen e tij për të pranuar çfarë ishte kërkuar. Për mua ishte një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës. Të arrihej t’ia rrëzojë gjysmën e qeverisë kryeministrit tejkalohej çdo lloj parashikimi. E gjithë bota e mori vesh se ajo çadër pati kazus të drejtë dhe ajo ngadhënjeu. Nga ana tjetër, Edi Rama shpëtoi lëkurën e vet dhe aty bëri mirë. Ai është ai që është, por në atë rast tregoi një kuant politikani. Problem pastaj ishte marrëveshja. Kys sukses i madh u kthye në të kundërt nga Edi Rama. Ai i mori të gjitha avantazhet e marrëveshje. Ai e paraqiti si sukses, si mëshirë për një djalë të mirë si Basha dhe nga ky i fundit nuk iu bë avokatia e duhur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy