U filmua teksa dhunonte nxënësit, arrestohet mësuesja e klasës së parë

U filmua teksa dhunonte nxënësit, arrestohet mësuesja e klasës së parë

Një ditë pas shfaqjes së videos në të cilën tergohej sjellja e saj e dhunshme me nxënënsit e klasës së parë, mësuesja Fatime Vata është vënë në pranga. Mësuesja e klasës së parë të shkollës 9-vjeçare “Skënder Luarasi” në Tiranë u filmua teksa dhunonte, shante dhe ofendonte nxënësit. Videoja u transmetua mbrëmë gjatë emisionit investigative “Stop” në TV Klan.

Pjesë nga videoja

Mësuesja – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë.

Mësuesja – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.

Mësuesja – Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s’kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s’të lë…

Mësuesja – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-­të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!

Mësuesja – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.

Mësuesja – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)

Mësuesja – “ME”, sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka “me”?

Nxënësja – Një.

Mësuesja – Një moj, t’u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.

Mësuesja – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë­copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç’është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!

Mësuesja – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?

Nxënësja – Zonjë, të shkoj pak në banjë?

Mësuesja – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy