
Shtatë miliardë mesazhe zanore dërgohen në WhatsApp çdo ditë në mbarë botën. Shifra bëhet e ditur nga kompania mëmë Meta, e cila njoftoi opsione të reja për kontrollin e materialeve të dërguara dhe të marra.
“Mesazhet zanore i kanë bërë edhe më personale bisedat e përdoruesve. Me zërin, emocionet shfaqen më natyrshëm sesa mesazhet me tekst", shpjegon kompania.
Sipas sondazheve në fund të vitit 2019, WhatsApp përdoret nga mbi 2 miliardë përdorues në mbarë botën, të cilët dërgojnë më shumë se 100 miliardë mesazhe në ditë.
Lista e risive të prezantuara në mbështetje të mesazheve zanore përfshin riprodhimin në sfond, për të vazhduar dëgjimin e mesazheve zanore edhe nëse faqja e bisedës është mbyllur, dhe për të ndalur dhe rifilluar regjistrimin, në kohë të ndryshme.
Për më tepër, siç ka ndodhur tashmë me audiot e marra, audiot e dërguara te miqtë mund të luhen edhe me një shpejtësi më të madhe se normale, në 1.5x ose 2x.



