
Aktori amerikan Bill Cosby u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur, në kohën kur ndodhi ngjarja.
Kështu vendosi juria e gjyqit civil i cili epilogun e arriti në Kaliforni. Judy Huth, e abuzuara në atë kohë ishte 16 vjeç. Ngacmimi seksual ka ndodhur në rezidencën shefit të Playboy, Hugh Hefner në vitin 1975.
Huth paraqiti një ankesë në vitin 2014, por, për shkak të disa vonesave edhe për shkak të pandemisë Covid, procesi filloi vetëm në qershor të vitit 2022.
Nga ana e tij, Cosby ka pranuar gjithmonë se e ka njohur vajzën, por e ka mohuar fuqimisht abuzimin seksual me të. Sipas mbrojtësve të aktorit, Huth në kohën e ngjarjes do të kishte qenë 18 dhe jo 16.
Sot, 64 vjeç, Judy Huth do të marrë 500 mijë dollarë si kompensim. Dënimi civil i jep fund një prej proceseve më të fundit ligjore ndaj ish-aktorit 84-vjeçar, i akuzuar për abuzime të ndryshme seksuale nga dhjetëra gra.



