Ky është momenti kur dy të plagosurit Emiljan Prenga, 38 vjeç, dhe Pavlo Vuksani, 40 vjeç, sillen në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre është shfaqur e rënduar pasi u qëlluan me armë në Elbasan.
Ndërkohë, nga burimet e policisë mësohet se ndaj viktimës Pjerin Xhuvani dhe personave që ishin në shoqërinë e tij është qëlluar mbi 20 herë me armë. Pesë nga plumbat e qëlluar kanë prekur 56-vjeçarin, i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Emiljan Prenga, 38 vjeç dhe Pavlo Vuksani, 50 vjeç, po marrin trajtim në Spitalin e Traumës. Burime pranë këtij spitali bënë të ditur për MCN TV se gjendja e tyre është e qëndrueshme. Asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezik për jetën. Njëri ka dëmtime në kokë dhe tjetri në pjesën e barkut.



