Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonikë me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, për të cilën thotë se ishte e shkëlqyer. Sipas Thaçit deri më tani për bisedimet ka vetëm një alternativë dhe ajo është marrëveshja finale, që edhe pse nuk thuhet ka të bëjë me njohjen reciproke.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak nga Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces. Unë nuk mund të pajtohem më shumë,”- tha Thaçi.



