Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

 Moti për ditën e mërkurë do të sjellë një ndryshim të kushteve atmosferike me kthjellime dhe vranësira.

Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat pritet të jenë më të dendura pas mesditës deri në mbrëmje.

Ndërkohë priten shira të përkohshëm në veri dhe zonat lindore, por reshje të izoluar rrezikojnë pjesërisht zonat qendrore të vendit.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit, ndërsa rënie të lehtë sjell mesdita, por gjithsesi do të ruhet maksimumi deri 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy