Të paktën gjashtë persona kanë mbetur viktimë e një sulmi të armatosur në një xhami në Kebek, Kanada, ditën e djeshme. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e quajti ngjarjen një “sulm terrorist mbi myslimanët”.
Ngjarja ndodhi në Qendrën Kulturore Islamike në Kebek.
Një dëshmitar i tha Radio Kanadasë se një person i armatosur kishte thirrur “Allahu akbar” dhe kishte hapur zjarr ndaj atyre që ishin në xhami.
“Ai filloi të bërtiste. Hapi zjarr dhe plumbat kapën njerëzit që po faleshin. Mua më kaloi plumbi mbi kokë”, tha ai.
Dy persona të dyshuar janë arrestuar, ndërsa operacioni i policisë vijon.



