
Ish-kryeministri Sali Berisha ditë më parë ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, ku shprehet se kryetarja e SHISH Vlora Hyseni, e ka nisur punën e saj me një vizitë sekrete në Beograd.
Sipas Berishës, vizita e saj në Serbi është një ogur i keq, sa kohë që Shqipëria mbart informacione të klasifikuara, duke qenë se është anëtare e NATO-s.
Lidhur me këtë pretendim, MCN përmes një kërkesë drejtuar SHISH, ka marrë konfirmimin se lajmi i tillë është i pavërtetë dhe se që nga dita e marrjes së detyrës, drejtuesja Hyseni nuk ka marrë pjesë në asnjë takim jashtë Shqipërisë.
Në përgjigje të kërkesës Tuaj për informacion, Ju bëjmë me dije si më poshtë vijon:
Drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, që nga dita e marrjes së detyrës e deri më sot, nuk ka marrë pjesë në asnjë vizitë apo takim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.



