Zelensky, Putinit: Të ulemi në tryezë dhe të ndalim vrasjet e njerëzve.Kremlini zyrtar: Gati të flasim

Zelensky, Putinit: Të ulemi në tryezë dhe të ndalim vrasjet e njerëzve.Kremlini zyrtar: Gati të flasim

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putinit për negociata, ndërkohë që dy vendet janë në një konflikt mes tyre.

Dua t’i adresohen presidentit të Federatës Ruse edhe një here. Luftimet po vazhdojnë përgjatë gjithë territorit të Ukrainës. Le të ulemi në tryezë dhe të negociojmë për të ndalur vrasjet e njerëzve”, shprehet Zelensky.

Këshilltari i Presidentit të Ukrainës tha sot se ky vend është i gatshëm të negociojë me Serbinë, duke përfshirë statusin neutral në lidhje me NATO-n.

Nëse në Moskë ata thonë se duan të mbajnë bisedime, duke përfshirë statusin neutral, ne nuk kemi frikë nga kjo”, tha ai.

Ndërkohë në përgjigje të kësaj kërkesë ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ku shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

Por ai tha se kjo do të sillte shpalljen e një “statusi neutral” të Ukrainës, i cili do të përfshinte çmilitarizimin dhe që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Por pse pikërisht propozohet Minsku për një samit të mundshëm?

Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014.

Duke pushtuar Ukrainën, lideri rus shihet se i ka prishur ato marrëveshje. Më herët ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahen bisedime derisa ushtria ukrainase të lëshojë armët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy