Kamerun, lirohet lideri i opozitës

Kamerun, lirohet lideri i opozitës

Udhëheqësi i opozitës në Kamerun, 65-vjeçari Maurice Kamto, u la i lirë së bashku me mbi 100 anëtarë të partisë së tij, Lëvizja e Reinassance Kamerun. Njoftimi u bë nga “Al Jazeera”, sipas të cilës, presidenti i vendit, Paul Biya, e ka bërë këtë lëshim duke qenë nën presion të fortë ndërkombëtar për shkak të masave të egra që marrë ndaj partive që janë kundër qeverisë. Kamto u gjykua në shtator, së bashku me dhjetëra kundërshtarë të tjerë, me akuzën e kryengritjes, armiqësisë ndaj atdheut dhe rebelimit, krime që mund të çojnë në dënimin me vdekje. Ai kishte pretenduar fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, por sipas shifrave zyrtare, ka marrë 14 përqind të votave, ndërsa presidenti 86-vjeçar Paul Biya, i cili ka udhëhequr Kamerunin për gati 37 vjet, ka marrë 71% të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy