‘500 eskorta shqiptare në Dubai’/ Topalli: Kamuflohen sikur punojnë në kompani, kryesisht vajza të showbizz-it

‘500 eskorta shqiptare në Dubai’/ Topalli: Kamuflohen sikur punojnë në kompani, kryesisht vajza të showbizz-it

Gazetarja Aida Topalli në “Zgjohu me MCN” ka komentuar lidhur me një investigim të kryer nga “Le Cnaton 27” për prostitucionin në Dubai ku flitet se 500 eskorta atje janë shqiptare.

Ajo tha se dominojnë vajzat polake dhe ato ruse, por dhe numri i vajzave shqiptare nuk është i vogël, ndërsa theksoi se kryesisht janë vajza të showbizz-it të cilat sipas saj kanë shkuar atje, kanë marrë shifra të majme dhe pastaj janë kthyer.

Edhe për disa vite do vazhdojë që shqiptaret të shkojnë në Dubai. 500 eskorta shqiptare në Dubai mund të duket i vogël krahasuar me vajzat që ofrojnë shërbime seksi në Dubai, por dominojnë vajzat me origjinë ruse, bjelloruse, polake por dhe numri i shqiptarëve sigurisht që është një numër i lartë, janë vajza që shkojnë dhe vijnë vazhdimisht. Ato shkojnë në Dubai por nuk qëndrojnë gjatë atje, mund të qëndrojnë një muaj dhe më pas largohen.

Funksionon që dhe policia atje punon dhe ka dhe shkëmbime informacioni mes policive dhe në këto shkëmbime ka ndër to dhe vajza që dyshohet se bëjnë shërbime seksuale si eskortë në Emiratet e Bashkuara dhe ajo është ilegale. Janë këto informacione që një pjesë e këtyre vajzave zgjedhin Dubain si destinacion turistik nuk është i vetmi qëllim.

Kur hyra në një prej këtyre faqeve për të parë se çfarë ndodh pash që ishin polake, ruse, bjelloruse dhe nuk pash asnjë vajzë shqiptare aty. Nuk e di sa të sakta i ka policia e Dubait këto të dhëna por shifra dhe emra ekzistojnë sepse sidomos pas pandemisë bosët e krimit shqiptarë u vendosën në Dubai dhe shumë vajza u drejtuan andej. Kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshme, por përfundojnë si eskorta.

E pyetur se cilat janë profilet që përfshijnë këto vajza, Topalli u shpreh se nuk mund të përfshijë të gjithë vajzat e pasarelave apo showbiz-it që shkojnë atje, por ka zëra se janë personazhe publikë të cilët kanë shkuar atje.

Kryesisht janë vajza të showbizz që kanë shkuar atje kanë marrë dhe shifra të majme dhe pastaj janë kthyer. Ka vajza absolutisht që jetojnë dhe punojnë atje, por po flasim për një kategori personash që janë të lidhur me bosët shqiptarë të krimit që jetojnë atje që mund të përdoren dhe si pëllumba lajmëtarë për të marrë dhe dhënë informacione. Unë përjashtoj të gjitha vajzat që shkojnë për qëllime turistike apo për të punuar në Dubai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy