Në prag të sfidës me Kosovën që do të luhet neser, tekniku Edi Reja tha se do të testojë lojtarë të rinj që aktivizohen jashtë por edhe në Superligë. Ndërsa kapiteni Etrit Berisha deklaroi për herë të parë publikisht se një kombëtare e përbashkët me Kosovën do të ishte më konkuruese në Europë.



