Qori: Partitë e vjetra janë plot me njerëz pa karakter. I kanë shitur “shpirtin djallit” duke bashkëpunuar me të keqen
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, duke folur në emisionin “Stay Tuned” në MCN TV tha se lista e partive të vjetra në këshillin bashkiak është plot me njerëz pa karakter, që janë bërë pjesë e një sistemi të bazuar te korrupsioni.
Sipas Qorit ata që kanë pranuar të jenë pjesë e PS, PD, janë njerëz që i kanë shitur shpirtin djallit.
“PS nuk ka më asgjë që e lidh me të majtën, të paktën me të majtën demokratike. Është një parti e kalbur, e korruptuar, që përmes mekanizmave të pushtetit dhe parasë arrin ende të marrë vota. Por askush nuk e voton më me besim, ose me entuziazëm. Lufta jonë ka qenë kundër partisë në pushtet por edhe një sistemi të tërë partiak që ndërron personelin herë pas here, por nuk ndërron politikat dhe mënyrën e qeverisjes. Kjo shpjegon faktin që ne na sulmojnë nga të gjitha anët.
Listat e partive rivale me tonat, partive të vjetra janë përplot me njerëz që s’kanë karakter. Një njeri me karakter s’bëhet pjesë e PS, Berishës, PD-së. Një njeri me karakter nuk bëhet pjesë e një sistemi politik të bazuar fund e krye te korrupsioni. Nuk kam respekt as për ato parti, as për përfaqësuesit e atyre partive. Sigurisht mes tyre mund të ketë njerëz që mund të spikasin në profesionet e tyre, po prapë s’e prapë mendoj se i kanë shitur shpirtin djallit në momentin që kanë pranuar të futen brenda partive të kalbura dhe korruptuara dhe të bëhen në një farë mënyrë bashkëpunëtor të së keqes. Qytetarët e ndershëm, me kurajë, nuk do të bëheshin kurrë pjesë e elitës përfaqësuese të partive të vjetra”, tha Qori.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.