Ditën e sotme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, po diskutohet projekti i Portit të Durrësit.
Në nisje të seancës, ministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj kërkoi që lufta politike të mos kalonte në ofendimin e personave.
Lidhaur me projektin, ajo tha se parashikohet një proces modern që do të pastrojë detin, duke e kthyer në parametrat e një deti që do përdoret nga pushuesit. Sipas saj, nuk ka asnjë kompani offshore të implikuar.
Dje kam parë sesi deputetët kanë dhunuar psikologjikisht një grup teknikësh dhe kanë zbatuar hap për hap projektin. Kërkoj që kjo mos të ndodhë edhe sot. Dje çfarë nuk është thënë në tryezat e komisioneve. Mendoj që lufta politike nuk duhet që të kalojë deri në ofendimin e personave. Nuk duhet të kalojë limite që mund të kthehen në probleme juridike në të ardhmen. Gjërat që janë thënë, është diçka që nuk duhet bërë. Akuzat që njollosin kompani dhe personalitete nuk duhet të ndodhin. Doja ta bëja thirrje pasi mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur që t'i dëgjoj edhe sot. Por po kontribuoni jo mirë për Shqipërinë, është e tmerrshme që të përballen me situatën që po njolloset Alabbar. S’ka asnjë kompani offshore të implikuar. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar. Është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do i’u dal aktiviteti i tij. Ju s’mund të ofendoni, dhunoni, teknicien, këto sjellje mund të kenë pasoja juridike edhe në bashkëpunimin me investitorin…Akuza që njollosin kompani, biznese, do ishin më të mirë të mos ndodhnin, ndërsa lufta jonë politike është pa limite fatkeqësisht. Mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur ti dëgjoj edhe sot. Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset.
Më tej ajo theksoi se “E kemi vizituar të gjithë portin e Durrësit, por po shkon atje asnjë nuk mund të thotë që mund të bëhet plazh. Faza e parë e projektit përfshin purifikimin e detit të Durrësit. Parashikohet një proces modern që do të pastrojë detin, duke e kthyer në parametrat e një deti që do përdoret nga pushuesit. Kërkohet llogari se pse kryeministri ka thënë që është porti i madh në rajon, kur s'ka vende mjaftueshme. Jahtet shkojnë sipas madhësisë, e jo me poste. Nëse në një port ka 285 vende të madhësive të ndryshme, kjo do e rendisë Shqipërinë në mbajtësin e marinës më të madhe të rajonit”.



