
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti thote se situata me pandeminë është në kontroll. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat Hoti shton se kjo është si fryt i masave të marra që prej datës 11 nëntor, të cilat ende e kësaj ditë janë në fuqi.
“Në dy-tri ditët e fundit, numri i rasteve të reja së paku është stabilizuar, një rënie e lehtë, por mund të themi se situata është stabilizuar, është parandaluar rritja eksponenciale dhe situata është nën kontroll dhe mjekët nëpër spitalet tona janë duke e përballuar fluksin e qytetarëve, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore,”-ka deklaruar Hoti në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Odave Ekonomike.
Megjithatë, ai ka thënë se situata nuk pritet të përmirësohet në javët në vijim, dhe se një trend i ngjashëm ka përfshirë gjithë Evropën. “Na duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët që mund të ndodhin,”- ka shtuar mes tjerash ai.



