
Sokol Sinomati, i njohur në Vlorë me nofkën “buzëderri”, përfitoi lirinë si rrjedhojë e amnistisë penale.
Sinomati la përgjatë ditës së djeshme ambientet e burgut duke qenë i lirë në Vlorë. Si rjedhojë e një urdhri të mbërritur nga shteti Italian, ku gjykata e shtetit fqinjë e ka dënuar me 12 vite burgim, Policia e Vlorës e ka arrestuar Sinomatin vetëm disa orë më pas.
Arrestimi i tij mësohet se është bërë në rrugë, në kohën kur sapo ka hyrë në Vlorë. Lirimi i tij është bërë për shkak të ekzekutimit të një urdhri, lëshuar nga shteti fqinjë i Italisë i cili parashikon vuajtjen e dënimit në shtetin fqinj.
Policia e Vlorës e ka arrestuar “buzëderrin me qëllim ekstradimin. Sinomati është babai i djalit 23-vjeçar të vrarë pak kohë më parë në Vlorë me snajper, atentat ky i cili vijon të mbetet ende i pazbardhur



