
Dy ditë pas operacionit të policisë greke, e cila ndoqi dhe kapi një gomone me 1.6 ton drogë të nisur nga Himara si dhe arrestoi në total rreth 11 persona, disa prej të cilëve shqiptarë është mësuar dhe personi që financonte grupin.
Ai është biznesmeni grek i arrestuar dje S.K., 63 vjeç. Mësohet se ai është pronar i një restoranti në Mykonos, ndërsa kishte hapur edhe një restorant në Kolnaki por e ka shitur.
Ndërkohë mediat greke kane publikuar te tjera pamje nga operacioni i Policise per kapjen e 11 personave, ku mes tyre 6 shqiptare, per nje gomone me 1.6 tone droge qe thuhet se ishte nisur nga Himara.
Pamjet me poshte i perkasin momenteve nga transportimi i te arrestuarve ne komisariat.



