Janë zbuluar tashmë emrat e 61 kandidatëve për 18 bashki në primaret e Partisë Demokratike.
Bashkë me kandidatët e 26 bashkive që kryesia i miratoi tre ditë më parë, shkon në 44 numri total i bashkive ku janë certifikuar kandidatët që do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike.
Me vendimin e të premtes të kryesisë shkon në 143 numri i kandidatëve që do të garojnë në primare.
Sakaq mbeten për t’u certifikuar edhe rreth 70 kandidatura të tjera, për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Data për zhvillimin e primareve do të jetë 4 dhjetori, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar data kur do të zhvillohet balotazhi në ato bashki ku asnjë prej kandidatëve nuk do arrijë të marrë 51% të votave në raundin e parë.
Edhe në këto zgjedhje të 14 majit Partia Demokratike do të hyjë e përçarë.



