Video/ Fakte të reja për historinë e shqiptarëve, Xhufi e Meta tregojnë risitë e dy vëllimeve

Video/ Fakte të reja për historinë e shqiptarëve, Xhufi e Meta tregojnë risitë e dy vëllimeve

Brenda dy vitesh do të kemi në duar një tekst të ri që na njeh përmes dokumenteve autentikë me ‘Historinë e shqiptarëve’. Një rrugëtim që fillon me nga ilirët e deri në kohët moderne, duke përfshirë ndryshimet e shekullit 20, për politikën, ekonominë, kutlurën apo jetesën e popullsisë. Cdo gjë për popullin tonë, kudo që ka qenë apo është, do sillet në dy vëllime nga Akademia e Shkencave. Iniciatori, akademiku Pëllumb Xhufi, tregon për MCN edhe risinë tjetër që sjell ky projekt.

Për periudha të ndryshme të historisë shqiptare ka patur diskutime, pikëpamje alternative apo kritika. ky tekst siç thonë dy historianët nuk do të jetë një ‘puzzle’, por pohues përmes fakteve. Xhufi si specialist i Mesjetës dhe akademiku Meta i profilizuar për periudhën e Mbretit Zog, sqarojnë se si do të veprohet për teoritë alternative.

Gjithashtu ky tekst do të ndihmojë në kurikulat shkollore. Gjatë punimit të tij parashikohet të dilet edhe në konkluzione të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy