Mjafton testi negativ ose vaksinimi, Greqia heq karantinën për turistët

Mjafton testi negativ ose vaksinimi, Greqia heq karantinën për turistët

Nuk do të ketë më detyrim karantinimi për ata që shkojnë në Greqi. Autoritetet vendore kanë hequr masën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, zonës Shengen, Mbretërisë së Bashkuar, por dhe nga Serbia, Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përjashtohet vetëm Shqipëria, që është i vetmi vend në rajon, shtetasit e të cilit duhet të karantinohen për dy javë.

Ata që hyjnë në vend duhet gjithsesi të kenë një rezultat negativ të testit për Covid i cili duhet të jetë kryer maksimumi deri në 72 orë para, ose një certifikatë vaksinimi.

Për momentin mbeten në fuqi të gjitha rregullat e tjera, si ora policore nga 21 deri në 5 të mëngjesit, çdo ditë. Baret, restorantet, qendrat sportive dhe vendet kulturore vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Do të jetë e mundur të vizitohen vetëm zonat arkeologjike pasi janë në ambient të hapur. Mund të vijojnë aktivitetin qendrat estetike, parukieritë dhe dyqanet. Mund të frekuentohet plazhi, por nuk do të ketë bare të hapura.

Greqia ndërkohë është gati për t’u rihapur. Athina ka përgatitur një plan për të imunizuar të gjithë banorët e rreth 70 ishujve dhe askush nuk do të braktiset. Aktualisht vendi shënon 315 mijë raste me Covid dhe 9400 viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy