Rama takon Begaj: Për të mbledhur Këshillin e Sigurisë dhe për të ndryshuar ambasadorët

Rama takon Begaj: Për të mbledhur Këshillin e Sigurisë dhe për të ndryshuar ambasadorët

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në Presidencë, ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Takimi mes kreut të ekzekutivit dhe Presidentit nisi pak para orës 10.00 të paradites së sotme dhe zgjati më pak se një orë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Rama informon lidhur me fokusin e takimit:

Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.

Një takim i tillë është i pari për këtë vit mes dy krerëve të vendit dhe vjen pasi për dy ditë me radhë Kryeministri Rama mbajti një mbledhje maratonë me qeverinë, prej nga ku u dol me disa vendime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy