
Konspiracionisti Alfred Cako tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se incidenti në Shtëpinë e Bardhë u inskenua nga Zelensky dhe ata që mbështesin Presidentin e Ukrainës.
Po ashtu Cako tha Trump po tërhiqet nga NATO.
Incidenti ishte i inskenuar nga Zelenskyu, nga ata që mbështesin Zelensky-n. Më parë ata kishin mbajtur një takim dhe kishte shkuar qetë. Kur dolën para mediave ai bëri atë sherrin.
Trump po tërhiqet nga NATO. Këtë e kanë thënë shumë analistë.
Trump nuk jep asnjë garanci dhe në atë marrëveshjen e paqes nuk thotë që në rast të një konflikti mes trupave evropiane, dhe rusëve do të funksionojë artikulli 5 i NATO-s.



