Bardhi-Peleshit: Kërkoju ndjesë deputetëve, e nisët punën me shkelje të rregullores

Bardhi-Peleshit: Kërkoju ndjesë deputetëve, e nisët punën me shkelje të rregullores

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke i thënë se duhet të kërkojë ndjesë pasi e nisi punën me shkelje të rregullores.

Ai tha se rendi i seancës së sotme u njoftua më pak se 24 orë para, në shkelje të rregullores së Kuvendit. 

Shpreh keqardhjen që detyrën si kryetar i Kuvendit e nisni në shkelje flagrante të rregullores. Rendin e ditës e keni njoftuar vetëm dje në orën 14.00, në më pak se 24 orë. 

Ndërkohë që rregullorja kërkon që rendi i ditës të njoftohet jo më vonë se dy ditë më para. 

Të nisësh detyrën e lartë shtetërore si kryetar i Kuvendit, në shkelje të rregullores së Kuvendit, do të duhet të turpërojë, sepse jeni betuar të respektoni rregulloren. 

Zoti Kryetar, ju kërkoj t’i kërkoni ndjesë deputetëve dhe të mos bëheni vartës të njërit apo tjetrit dhe t’i përmbaheni rregullores. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy