Alarm në Itali, shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 29 të prekur në spital

Alarm në Itali, shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 29 të prekur në spital

Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Pas një 78-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës një tjetër viktimë shënohet mëngjesin e së shtunës.

Mediat italiane raportojnë se viktima e parë është Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa viktima e dytë është një grua. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy