IT që kthehen në problem/ Kalemaj: Dështim i sistemit në të gjitha hallkat. Abuzim me paratë e tatimpaguesve shqiptar

IT që kthehen në problem/ Kalemaj: Dështim i sistemit në të gjitha hallkat. Abuzim me paratë e tatimpaguesve shqiptar

A ka transparencë kur bëhet fjalë për miliona euro të hedhura për mirëmbajtjen e skanerëve dhe të kamerave të sigurisë?

Kjo është pyetja që shtrohet këto ditë teksa ngjarja në burgun e Peqinit, foli për një dështim të skanerëve në momentin kur ka kaluar arma e krimit të përdorur në vrasjen e një të burgosuri.

Teksa shteti ekzekuton çdo muaj për llogari të kompanisë Albascan shuma të mëdha parash, në kuadër të kontratës për “Mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” për Drejtorinë e Burgjeve, politologu Ilir Kalemaj thotë në “MCN live”, se taksapaguesit shqiptarë paguajnë 300 mijë euro në muaj për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike të sigurisë në burgje, ndërkohë që nuk funksionojnë.

Ky është i tëri një dështim i sistemit me të tëra hallkat e saj. Kemi një kompani e cila në 2017 kishte xhiron vjetore 50 mijë €, sot merr në muaj 300 mijë €, dhe prodhon në rastin më të mirë kamera me rezolucion të ulët të cilët, tenderi është bërë për tjetër gjë dhe tjetër gjë ka rezoltuar.

Pra, abuzim me paratë e tatimpaguesve shqiptar përmes një monopoli preferencial të dhënë në rastin konkret. E para kjo.

E dyta, kemi të bëjmë që kjo armë paska hyrë tre jave para dhe i burgosuri e ka marrë në momentin kur nuk ka funksionuar skanimi, për më tepër i burgosuri e paska parë në tv, që ministri Manja, ka paralajmëruar që ai do të futej në regjimin 41 Biss dhe ka ekzekutuar porosinë, ngjarje që ndodhin vetëm në burgjet në filma ose në vendet e botës së tretë.

Kjo vrasje me pistolete të futur në burgje pa u piketuar është jonormale.

Në këto momente kemi celular, armë që qarkullojnë  normalisht, armë të nxehta, kjo është skandaloze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy