17 Janar, Dita Botërore e Picës

17 Janar, Dita Botërore e Picës

Dita Botërore e Picës festohet çdo vit më 17 janar, që kur arti kulinar tradicional i picës napolitane u njoh nga UNESCO si një trashëgimi kulturore e njerëzimit.

Disa mendojnë se fjala "pica" ka origjinën nga ‘pita’ e Greqisë së Lashtë, por në fakt, termi "pizza" u përdor për herë të parë në shekullin e dhjetë në Gaeta, një qytet jo larg Napolit.

Pikërisht në Napoli, në vitin 1889, picieri Raffaele Esposito shpiku picën më të njohur në botë: Pica Margherita, e emëruar për nder të mbretëreshës Margherita të Savojës, e cila luajti një rol të rëndësishëm në bashkimin e mbretërive dhe principatave të Italisë në një shtet të vetëm.

17 janari është një ditë e shënuar edhe nga tradita napolitane, pasi përkon me vdekjen e Shën Andonit, patronit të zjarreve dhe të furrave.

 Në këtë ditë, tradicionalisht, bukëpjekësit nuk punonin me orare të zgjatura dhe, së bashku me familjen, ndiznin një zjarr fatsjellës, shpesh me dru që vinte nga pemët e vitit të ri.

Biznesi i picave gjeneron çdo vit më shumë se 120 miliardë dollarë, dhe 13% e amerikanëve konsumojnë pica çdo ditë.

Sekretet e suksesit të picës qëndrojnë tek thjeshtësia dhe shija e saj unike. Mbi të gjitha, pica është një përzierje mielli, uji, kripe dhe maja, e mbushur më pas me vaj, domate, mocarela dhe borzilok në versionin më klasik të saj. Një ushqim i shpejtë, i lirë, i shijshëm dhe relativisht i lehtë për t'u bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy