Efektet kurative/ Herbalisti: Ja pse mjalti është shëruesi më i madh në organizëm

Efektet kurative/ Herbalisti: Ja pse mjalti është shëruesi më i madh në organizëm

Që mjalti ka efekte kurative është mjaft evident për organizmin e njeriut.

Nisur nga kjo, herbalisti dhe njohësi i Mjekësisë Popullore, Irfan Gjeci, shpjegoi në “Zgjohu me MCN” faktet kurative të përbërjes së mjaltit.

Ai vlerëson se mjalti është njëkohësisht ushqim por edhe ilaç.

Mjalti është vërtet çudibërës dhe kjo për arsye se bleta mbledh nektarin në çdo lloj lule dhe efektet e saj janë të paimagjinueshme.

Mjalti është në vërtetë një ushqim por edhe ilaç.

Ajo mund të shërojë shumë sëmundje, ajo përdoret që te sëmundjet e thjeshta dhe ka dy përdorime, të brendshme dhe të jashtëm. Përdorimi i brendshëm është kur e kemi për shëndetin tonë për çdo lloj problemi deri te sëmundjet kancerogjene dhe kemi për përdorim të jashtëm, për kozmetikë, dhe në plagë të vështira që nuk mbyllen.

Nëse ti e përdor mjaltin përherë, do të thotë se organizmi yt është i fuqishëm.

Mjalti, sipas herbalistit Gjeci është një kurë e mirë kundër gripit dhe virozëve, të cilat duhet përdorur në kombinime me disa çarja të bimëve.

Sot kemi probleme me gripat, kemi njerëz që kanë probleme me kollën, nuk u shkrihen sekrecionet ose i kanë të ngrira dhe nuk i nxjerrin dot dhe në këtë rast mjalti ka disa lloj përdorimesh. Mund të përdoret në çaj, dhe në çdo lloj kombinacion me bimë në formë çaji.

Me çajin e rigonit, blirit, me lulen e kimakut, lulen e aguliçes, që janë specifikisht për të çliruar sekrecionet dhe për të lehtësuar mushkëritë, në këto kombinime, mjalti është i mrekullueshëm.

Kombinimi më klasik për të shliruar nga sëmundjet e mushkërive, në kohën e dimrit tani, është se ai mund të përdoret me qepë. Sidomos me qepën e kuqë ka një kombinacion shumë të mirë sepse ai çlirohet rrugët e frymarrjes.

Do përgatisim gjysmë kg mjaltë, të marrim 3-4 kokrra qepë, ti vendosim të grira hollë, kavanozi është mirë të jetë në banjo marinë, kur ti kemi vendosur një peshqir poshtë asaj, dhe vendosim mjaltin e qepën. Dhe më pas këtë lëngun e përfituar e kullojmë ose e lejmë ashtu siç është dhe marrim dy lugë në mëngjes duke e përdorur 2-3 herë në ditë. Kjo do të na lehtësojë direkt kollën, zbusin fytin dhe na ndihmon të nxjerrim sekrecionet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy