Debati i fundit para zgjedhjeve në Gjermani, Merz përjashton qeveri me të djathtën ekstreme

Debati i fundit para zgjedhjeve në Gjermani, Merz përjashton qeveri me të djathtën ekstreme

Debati i tretë dhe i fundit televiziv në mes dy "rivalëve" për udhëheqjen e qeverisë së ardhshme të Gjermanisë, kancelarit Olaf Scholz dhe kandidatit të Unionit Kristian Demokrat Friedrich Merz, u dominua nga pyetje rreth emigracionit, ekonomisë, koalicioneve të mundshme qeveritare dhe çështjeve personale.

Nuk u diskutua çështja e klimës dhe po ashtu nuk u shtruan pyetje për Ukrainën apo SHBA-në.

Friedrich Merz siguroi, për të disatën herë, se nuk do të bashkëpunonte me Alternativën për Gjermaninë ndërsa kur u pyet nga Scholz nëse do të pranonte të zgjidhej kancelar me votat e të djathtës ekstreme në Bundestag, Merz u kufizua duke thënë se ai refuzon bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me AfD-në, si dhe mundësinë e formimit të qeverisë me ta.

Scholz, nga ana e tij, hodhi poshtë skenarin e formimit të një qeverie në bashkëpunim me të Gjelbërit dhe të Majtën.

Emigracioni ishte një temë e nxehtë diskutimi. Sipas planit pesëpikësh që kandidati Kristian-demokrat paraqiti në Bundestag, numri i të huajve që duhet të largohen nga vendi shkon në 40 mijë, duke shtuar se plani fillestar prej pesë pikash nuk përbën një “vijë të kuqe” për bashkëpunimet paszgjedhore

Janë 500 individë të njohur zyrtarisht që përbëjnë një kërcënim në Gjermani dhe lëvizin lirshëm, aty-këtu. Këta njerëz të rrezikshëm duhet të largohen nga rrugët. Unë do të nënshkruaj një marrëveshje për një koalicion qeveritar për sa kohë që përfshin ristrukturimin e emigracionit dhe ekonomisë.

Scholz deklaroi se ai ende besonte se do t’i fitonte zgjedhjet këtë të diel, duke besuar te votuesit e pavendosur që mund të marrin vendimin e tyre vetëm në kabinën e votimit.

Disa njerëz do të shkojnë në zgjedhje, në qendrën e votimit dhe vetëm atëherë do të vendosin për cilën parti të votojnë. besoj se në fund, shumë do të votojnë për SPD-në dhe do të më japin një mandat të ri për të udhëhequr.

Sa i takon ekonomisë, Olaf Scholz akuzoi kundërshtarin e tij se planifikon të ofrojë uljen e taksave për të pasurit ndërsa ai vetë synon subvencione për bizneset që investojnë në "Made in Germany".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy