Lidhur me grabitjen në Nikël të biznesmenit Nazim Cangu, gazetarja e kronikës Klodiana Lala u shpreh në emisionin “Të Paekzspozuarit” në MCN TV se ekzistojnë dy pista që mund të çojnë në zbardhjen e autorëve.
“Së pari dua të saktësoj se në shtëpinë e tij nuk janë marrë vetëm para, por autorët e dyshuar që kanë qenë 5 kanë qenë të veshur si policë kanë kërkuar që të hapin kasafortën, janë mbajtur të mbyllur dhe janë dhunuar. Por cili ka qenë personi që ka qenë i pamaskuar dhe si Cangu edhe e bija kanë informacion dhe ai e ka kafshuar atë dhe kështu qe ADN mund të çojë në zbulimin.
Ngjarja mund të marrë përmasa të mëdha nëse kjo ngjarje nuk zbardhet nga policia. duhet të kemi parasysh se ai jepte para me fajde dhe duhet të saktësohet se çfarë dokumentesh jepte. Grupi i hetimit ka mbetur i shtangur kur ai mbante kontrata dhe në këtë kuptim prokuroria është e përqendruar në këtë hetim.”, u shpreh Lala.



