
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se kryeministri Rama e paraqiti ftesës drejtuar ‘kryeministrit’ në Bordin e Paqes si fitore personale.
Sipas Ndokës, kjo krijon klimë mosbesimi dhe tregon protagonizmin e tij.
Ai shtoi se, ndërsa Kosova shihet si prioritet nga SHBA, Shqipëria është kthyer problem për sigurinë e tyre, megjithëse mund të përdoret gjithashtu si vend pritës për disa palestinezë.
Ishte një ngutje, e pakonsultuar që Rama u përpoq ta shiste si një ngjarje madhore personale dhe kjo krijon një klimë mosbesimi, është protagonizmi i tij folklorik.
Ai mendon se me këto festa që shkuan për një numër të madh vendesh, madje aty ku ne aspirojmë të aderojmë ka kundërshti.
Nuk janë vetëm Macron dhe Meloni. Është pjesë e zgjedhjeve strategjike ku do të vendoset Shqipëria.
Ne nuk e kemi ngutjen për të bërë protagonizëm.
Nuk është nominale e Ramës, por e kryeministrit. Amerika ka standarde të ndryshme për pjesën gjeopolitike, strategjisë. Në kulmin e euforisë së Ramës mund të ketë goditje nga SHBA. Rama e bëri pis këtë proces, duke e kthyer si fitore personale, ndërkohë që nuk ishte e tillë, sot ishte takimi i parë dhe një rol më të madh kishte presidentja Osmani.
SHBA Ramën e ka të skeduar. E di dhe Trump se kush është Rama, aktivitetin e tij, kush do të jetë fati i tij, lidhjet me grupet kriminale. Dosje e McGonigal. Trump e ka të qartë që McGonigal është sulmuar.
Rama është skeduar. Trump po ndërton politikë duke afruar vendet myslimane. Shqipërinë e ka si një gropë hallesh.
Nuk përjashtohet mundësia që të kemi disa prej palestinezëve në Shqipëri dhe Rama është i gatshëm të vendosë çdo gjë për pushtetin e tij, por kjo nuk e garanton.
Kosova shihet me prioritet nga SHBA.
Shqipëria është kthyer problem për sigurinë e tyre, dhe me grupet kriminale që Trump i ka përmendur.



