11 maji, Mitro: E gjithë administrata në mbështetje të PS dhe votave që u morën me klering

11 maji, Mitro: E gjithë administrata në mbështetje të PS dhe votave që u morën me klering

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, thotë se zgjedhjet e 11 majit nuk sollën një model të ri politik. fitorja e Ramës për herë të katërt, tregon sipas Mitros se shqiptarët zgjodhën një “monarki”.  

Zgjedhjet janë një moment që e gjithë politika duhet të ndalet. Zgjedhjet nuk morën një notë më të mirë se zgjedhjet e kaluara. Shumica e shqiptarëve që zgjodhën PS zgjodhën të mos e kenë ata të drejtën e zgjedhjes, por të zgjedhë PS si duhet të votojnë ata. Me një mekanizëm shumë të sofistikuar dhe flagrant. Angazhimi i gjithë administratës publike në mbështetje të një partie dhe të votave që u morën me klering. 

Fitorja e 83 mandateve na tregoi që shumica e shqiptarëve zgjodhën një monarki, jo monarki tipike me trashëgimtarë, por me 4 mandate. Që kishte përballë një monarki tjetër. Nuk u ofrua një alternativë bindëse, një model i ri politik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy