Bizneset në sektorin e shërbimit në Shqipëri kërkojnë jo pak por 30 mijë punonjës. Kërkesat janë te larta për shef kuzhine, kamarier, banakierë, sanitare e motorist. Pronarët e bizneseve thonë se të rinjtë nuk qëndrojnë gjatë në punë për shkak se emigrojnë, ndërsa Zak Topuzi nga shoqata e hoteleri turizmit thotë se qeveria duhet t’i stimulojë të punojnë dhe qëndrojnë në Shqipëri.



