Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kreun e ri të SPAK.
Prokurorët e SPAK kanë afat 3 javë për të dorëzuar platformat e tyre mbi çështjet me rëndësi dhe interes publik.
KLP ka përcaktuar dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
a)Eksperiencën ne ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b) Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c) Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
ç) Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
d) Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore,
dh) Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv,
e) Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se ndër emrat më të përforlur janë Adnan Xholi që ka garuar me Altin Dumanin, Edvin Kondili, Klodian Braho, Vladimir Mara, Anita Jella, Olsi Dado. Pritet edhe kandidimi i Elvin Gogajt.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe OPDAT.
Nga 16 dhjetori Altin Dumani s’do të jetë më kreu i SPAK.



