Qytetarët e BE mund të nisin të vaksionohen që nga dhjetori, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në PE se tha se vendet anëtare duhet të përgatisin infrastrukturën për vaksinën.
"Për vaksinat, Komisioni Evropian tani ka kontrata me gjashtë kompani farmaceutike dhe qytetarët e parë evropianë mund të vaksinohen edhe para fundit të dhjetorit. Ne më në fund shohim dritë në fund të tunelit", tha Von der Leyen.
"Shtetet anëtare duhet të përgatiten. Flitet për miliona shiringa, për zinxhirin e ftohjes, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe stafin e kualifikuar për ta bërë këtë. E gjithë kjo duhet të përgatitet. Shtetet duhet të përgatisin logjistikën për vendosjen në dispozicion të qindra miliona doza të vaksinave", shtoi von der Leyen.



