Përpos Presidentit, edhe kryeministri autorizohet të japë medalje (VIDEO)

Përpos Presidentit, edhe kryeministri autorizohet të japë medalje (VIDEO)

Me vendimin e djeshëm të qeverisë,  iu dha e drejta edhe kreut të saj, kryeministrit, që në bazë të ligjit nr.112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, të japë medalje për mirënjohje publike dhe vlerësim profesional. Dhënia e medaljeve do të shoqërohet me një certifikatë. Formati i certifikatës është një letër format A4, me logon e institucionit, e kornizuar me ngjyrat e shiritit të medaljes.

Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike përbëhet nga tri klasa:

I: Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike;
II: Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike;
III: Ylli i Mirënjohjes Publike.

Medalja e Kryeministrit për Vlerësim Profesional është e përbërë nga tre klasa:

I: E Artë;
II: E Argjendtë;
III: E Bronztë.

Dhënia e medaljeve bëhet me një ceremoni zyrtare, e cila organizohet nga autoriteti që jep medaljen, thuhet në VKM.

Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike i hiqet titullarit të saj për arsyet e mëposhtme: ka dënim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre të rëndë penale; ka dënim gjyqësor të formës së prerë me burgim pa kusht, për një vit ose më shumë.

Medalja mund t’i hiqet titullarit të saj ose të jetë objekt pezullimi pa afat kur titullari është dënuar për një vepër penale që cenon figurën, ndershmërinë dhe moralin e tij si dhe besueshmërinë tek të tretët. Titullari është i detyruar të kthejë shenjat e medaljes me të cilën ka qenë i dekoruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy