Dërgo CV për deputet/ Rama prezanton platformën online

Dërgo CV për deputet/ Rama prezanton platformën online

“Deputeti që duam” është platforma me të cilën PS synon të mbledhë kandidatë të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme. Platforma online, sipas kryeministrit Rama, do të jetë e aksesueshme për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, në moshë e në ide, që shprehin interes për të bërë diçka më mirë për vendin e për qytetarët. Sipas kreut të PS-së, faza e vlerësimit të kandidatëve të vetëofruar do të zgjasë për 45 ditë. Ajo është vetëm njëra nga tre fazat ku do të kalojnë socialistët për të qënë pjesë e listave në zgjedhjet e 25 prillit.

Të interesuarit të dërgojnë një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese, që janë gjëra minimale për këtë sfidë. Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që vijnë nga të gjitha fushat e jetës. Do mirëpresim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide e dëshirë. Ne duam që të jemi pranë njerëzve dhe të bëjmë sa më shumë shërbim ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve. Të interesuarit mund të aplikojnë online, janë të mirëseardhur që të shfaqin interesin e tyre. Të dërgojnë video, ku të thonë pse duan të marrin pjesë”, u shpreh Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy