Presidenti/ Balla: Brenda mesditës së nesërme, PS do të ketë emrin gati

Presidenti/ Balla: Brenda mesditës së nesërme, PS do të ketë emrin gati

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar nga Fieri se PS do të shkojë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse për Presidentin e ri të Republikës. 

Balla nuk ka preferuar të flasë për emra konkretë, por theksoi se PS ka një listë përfundimtare. 

PS do të mbledh kryesinë në orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta.

Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë. Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar.

Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej nesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar. 

I pyetur nëse Fatos Nano është pjesë e listës, ai u ndal dhe tek Gramoz Ruçi, për të cilët tha se që të dy janë emra që e meritojnë të jenë President të Republikës.

Duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm. Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë presidenti i ri për sa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët.

Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do t’i marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi.

Tani raundin e katërt e kemi ne dhe kam bindjen e plotë së nesër në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik. 

Vlerësime shprehu edhe për emrin e Majlinda Bregut, por nënvizoi se nuk duhet bërë një debat publik.

Mund të kishim bërë një negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare.

Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit.

Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orë 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy