Erdogan mesazh në hapjen e Spitalit Rajonal të Fierit: Shenjë miqësie mes dy vendeve

Erdogan mesazh në hapjen e Spitalit Rajonal të Fierit: Shenjë miqësie mes dy vendeve

Sot në Fier u bë inagurimi i Spitalit Rajonal Memorial Fier, një financim prej 70 milonë euro, i cili u realizua me mbështetjen e shtetit turk, në periudhë kohore prej tre mujsh.

Ky spital pritet të mbulojë banorët e qyteteve Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, dukë qenë për ta një mundësi shërbimi pranë vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të drejtohen për në Tiranë. Spitali është i pajisur me një infrastrukturë moderne me pajisje biomjekësore të standardeve më të mira, dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet e radiologjisë, duke filluar nga skaneri, rezonanca, angiografia, por do t’i shërbejë gjithashtu edhe kërkimit shkencor. Spitali ka një staf prej 398 të punësuarish, ndërsa 56 prej tyre janë staf i huaj turk, të cilët do të shërbejnë për një periudhë tranzitore për të bërë të mundur transferimin e dijeve dhe të teknologjisë.

Spitali i Fierit është pjesë e rrjetit të spitaleve publike, por ndryshe nga ta, për herë të parë do të pilotohet autonomia spitalore, për t’u shtrirë më pas në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Karta e Autonomisë do të jetë instrumenti i vetëm ligjor dhe rregullativ që do të përcaktojë kriteret dhe rregullat e aplikimit të autonomisë spitalore. Falë autonomisë spitalore, spitali vetë-menaxhon buxhetin dhe të ardhurat e tij, duke i miratuar politikat buxhetore në varësi të nevojave reale të spitalit. Kjo iniciativë ndryshon edhe modelin e pagës duke hequr dorë nga një sistem pagash njësoj për të gjithë, dhe duke vendosur një sistem që vlerëson atë që ka më shumë kontribut, sipas kritereve të performancës. Kjo është një zgjidhje në mënyrë që t’i jepet frymë procesit të decentralizimit spitalor, duke adresuar ndarjen e përgjegjësive organizative, administrative dhe financiare, zgjidhje që fut sistemin shëndetësor publik në fazën tjetër të reformimit.

Rama ndërtimin e spitalit e quajti një arritje të madhe, e realizuar në kohë sipas fjalës së dhënë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Kemi bërë shumë mirë që i kemi ndaluar bastet. Do isha i humbur. Fjala e dhënë u mbajt plotësisht. Sukses mbi suksesin”.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në një video-mesazh nga shteti turk, ka përgëzuar për hapjen e Spitalit Rajonal të Fierit.

Erdogan deklaroi se spitali, i bërë me donacione të Turqisë, uron të jetë shenjë miqësie mes dy vendeve. Kreu i shtetit turk vlerësoi se Turqia ka bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë.

“I dashur Edi Rama dhe ministra të qeverisë shqiptare. Ju përshëndes me respekt. Ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit dhe uroj që ky muaj të sjellë shëndet e mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë. Kemi përforcuar marrëdhëniet shqiptaro-turke, duke rritur partneritetin tonë strategjik. Besoj se do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.

Turqia ka mbështetur Shqipërinë edhe për pandeminë e për tërmetin, bëmë gjithçka për vëllezërit shqiptarë. Spitali Rajonal në Fier është investim i rëndësishëm i Turqisë. Spitali ka kushte moderne. Do vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë. Uroj që ky spital i miqësisë, të shpërndajë sa më shumë mirësi për vëllezërit shqiptarë”, deklaroi Erdogan.

I pranishëm në inagurim ishte dhe ministri i Shëndetësisë turke Dr.Fahrettin Koca.

“56 doktor e staf nga turqia ddërsa 331 personel nga Shqipëria. Në total 387 punonjës në këtë spital. Pajisje të teknologjisë së lartë dhe do të mundësojë 130 shtretër”.

Koca i dorëzoi çelsin e spitalit Manastirliut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy