“Venecia parashikon kufizime deri në 5 vjet”, Daci mbi draftin e PS për “spiunët”: Fjalën e fundit e thotë gjykata

“Venecia parashikon kufizime deri në 5 vjet”, Daci mbi draftin e PS për “spiunët”: Fjalën e fundit e thotë gjykata

Avokati dhe Konstitucionalisti Jordan Daci foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me draftin e Partisë Socialiste, që sipas mazhorancës synon “spastrimin” e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Daci thekson se vendi ynë ka nevojë të shkëputet nga e shkuara, por nuk mund t’i drejtohet një individi të caktuar. Daci thekson se ligji ka nevojë për konsultim me ekspertë të pavarur dhe s’mund të bëhet brenda natës.

Shqipëria ka nevojë që të shkëputet nga ish-funksionarët e komunizmit. Në fakt nëse i referohemi udhëzimeve të Këshillit të Evropës kjo duhet të ishte bërë që në 99-ën. Për draftin do shprehesha me rezerva për sa kohë që s’e dimë, apo s’është përfundimtar. Ideja e përjashtimit të disa ish-funksionarëve s’duhet të kundërshtohet në parim, por nëse i referohemi rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, aty thuhet që s’mund të kufizohet zgjedhja, sepse populli mund të zgjedhë atë që do.  Brenda ligjit për dekriminalizimin s’qëndron. Nuk mund të përzihet kategoria e personave të dënuar për vepra të rënda, me kategorinë e njerëzve që kanë jetuar në një kohë të mëpasshme. Së dyti duhet që të gjithë të prezumohen të pafajshëm dhe t'u jepet aksesi në gjykatë. Vet procesi s’do ta kalojë testin kushtetues si test i pranueshëm. Ligji s’mund të ketë emër individual dhe kriteret janë të përgjithshme. Vet Komisioni Venecias thotë që secili rast do trajtohet më vete. Në radhë të parë duhet të vërtetohet nëse zotëria (Ilir Meta) është apo nuk është. Duhet bërë një ligj që përcakton kritere objektive që të ndalojë ata që janë përfshirë në veprimtari kriminalë. Ajo që ka ndodhur në komunizëm ka qenë gjenocid. Aktiviteti i Partisë së Punës ishte kriminal që synonte një seri individësh që barazohet fiks me gjenocidin. Ish-nomenklatura në fotokopje të drejtpërdrejtë apo tërthorazi drejton sot shtetin shqiptar”.

Ndër të tjera avokati thotë se fjalën e fundit s’mund ta thotë Autoriteti i Dosjeve, por gjykata.

Autoriteti i Dosjeve s’mund të marrë të drejtën e gjykatës. Vetëm gjykata do thotë fjalën e fundit, jo e Shkallës së Parë, por e Gjykata e Lartë dhe e Apelit që do japë vendime përfundimtare. Kjo është baza kushtetuese mbi të cilë u bazua dekriminalizimi dhe Vetingu. Duhet të kemi parasysh që nëqoftëse këto dispozita referojnë  3/5 si shumicë për miratimin e ligjeve, përmbajtja e dispozitës nuk përfshin elementin e bashkëpunëtorit apo ish-funksioneve politike në parti. Kështu që do të duheshin krahas ndryshimeve ligjore, edhe ndryshime kushtetuese që kërkojnë ndryshim me shumicë të cilësuar.  Të zgjedhin një formulë që të jetë e pranueshme për të gjithë se do preken më shumë funksionarët e partive se sa individët. Do marrë OK-in nga Kushteutesja. Të kemi një draft që të konsultohet me ekspertë të pavarur dhe të mos bëhet brenda natës. Nuk mendoj që pas 30 vitesh demokraci duhet të jetë një qasje ekstreme, por të ndajë Shqipërinë me të kaluarën e saj komuniste, por të bëjë dallimin mes individëve të caktuar që prezumohen të pafajshëm. Duhen bërë dallime edhhe midis atyre që kanë qenë të detyruar. Venecia thotë se 5 vjet duhet të kufizohet.  Ligji ynë i dekriminalizimit është më i egri në botë, kemi ndalim të përheshëm për disa vepra penale. Sa i përket ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, unë do isha më shumë për aparatin. Vendimmarrja ishte tërësisht jo humane”.

Duke iu referuar Venecias, Daci shprehet se çdo personi duhet t’i bëhet vlerësimi në mënyrë individuale.

Në çdo institucion ka pasur shumë individë që s’e meritojnë damkën apriori kriminelë, pavarësisht se ka qenë në këto struktura. Besoj që siç thotë Venecia secilit person t’i bëhet vlerësimi në mënyrë individuale. Janë shumë kritere që duhet të sqarohen. Është një punë voluminoze që do marrë dekada. S’do japë efekt të drejtpërdrejt. Ndarja me të kaluarën komuniste duhet të bëhet me mënyrën si qeverisim sot vendin. Nëse zgjidhen individë me të kaluar të dyshimte është faji ynë. Nëse ky është drafti ky proces duhet të kalojë disa hallka administrative dhe pastaj do përfundojë në gjykatë. Ne kemi rastin e PD që nuk po zgjidhet. Ky ligj përveç se do kalojë verifikimin kushtetues s’besoj se do japë rezultat as për z.Meta apo të tjerët. Jam kundër çdo ligji që i drejtohet një individi të caktuar. Është e pamundur të vihet në zbatim pa kaluar testin në gjykatë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy