"Kushti për çeljen e negociatave, zbatimi i Reformës në Drejtësi"

"Kushti për çeljen e negociatave, zbatimi i Reformës në Drejtësi"

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu deklaroi sot se integrimi i Shqipërise është për shqiptaret dhe jo për politikanët dhe se ka një ka një kusht të qartë për çeljen e negociatave, zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Në takimin e përbashkët të KKIE me Delegacionin e BE, Komisionin e Jashtëm dhe Komisionin e Integrimit, Bregu ka pohuar se kur flitet për axhendë kombëtare, të gjithë duhet të kenë të njejten ambicie: avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Ky proces mund të jetë i suksesshem vetem nëpërmjet përfshirjes, angazhimit dhe forcimit të kapaciteteve të të gjithe aktoreve. Vijoj t’ i bëj thirrje qeverise të konsultoje me KKIE si organi më i lartë konsultativ për Integrimin Europian, të gjithe dokumentat strategjike dhe hapat qe synohen të ndermerren në plotesim të prioriteteve për hapjen e negociatave të anëtaresimit”, shprehet Bregu.

Bregu thekson, ndër të tjera se “Ka një kusht të qartë për çeljen e negociatave: Zbatimi i Reformës në Drejtësi. E kundërta do të na ktheje vite pas ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy