
Autoritetet islandeze ka zbardhur vrasjen e 33-vjeçarit Armando Beqiraj, ngjarje e ndodhur me 13 shkurt. Policia e Islandës kanë identifikuar ekzekutorin e tij, i cili quhet Angjelin Stërkaj, nga Shqipëria, i lindur më 1986. Stërkaj mund të dalë para trupës së gjykimit për rreth 2- javë ku do të jepet edhe dënimi për të. Mediat vendase shkruajnë se viktima, Armando Beqiraj drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia tha në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit, ku dyshohet se ka ardhur edhe shkaku i krimit.
Por kush është autori i vrasjes? Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave të huaja, ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe të ndjerit Armando Beqirit. Angjelini u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos. Ai vazhdimisht e mohoi fajin para hetuesve dhe nuk pranoi derisa të dhënat e policisë zbuluan se ai ishte vrasësi.
Arma e vrasjes ishte një pistoletë me kalibër 22 me silenciator. Policia gjeti armën e vrasjes në det, e cila i ishte vjedhur një personi që kishte licencë për të. Prandaj, arma e vrasjes rezultonte fillimisht e regjistruar ligjërisht. Burimet për mediat islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes. Deri tani janë arrestuar 14 persona për vrasjen e Beqirit. Ata janë me origjinë nga Islanda, Shqipëria, Rumania, Spanja, Italia, Portugalia, Estonia, Serbia, Lituania dhe Bjellorusia.
Disa prej tyre kanë jetuar në Islandë për disa kohë, por disa erdhën në këtë shtet pak para se të kryhej vrasja. Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë duke u qëlluar me të paktën 5 plumba.



