
Danimarka dëbon 15 diplomatë rusë, duke i akuzuar për spiunazh. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, pas masave të ngjashme të marra nga Franca, Gjermania dhe Italia.
Ne kemi vërtetuar se 15 agjentët e inteligjencës të dëbuar kryen aktivitete spiunazhi në tokën daneze. Danimarka dëshiron t’i dërgojë një sinjal të qartë Rusisë: spiunimi në tokën daneze është i papranueshëm.
Ndërkohë ditën e sotme, Italia dëboi 30 diplomatë rusë për arsye të sigurisë kombëtare.



