
Banorët e Bërxullës nuk do të tërhiqen në betejën e tyre për shtëpitë dhe tokat që u preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Në studion e MCN TV, Dashamir Voci tha se askush nuk i ka kontaktuar për shpronësim, ndërkohë që vlera e shtëpisë ku ai jeton arrin në 600 mijë euro.
I jemi drejtuar sot Ambasadës Amerikane. Mund të gjejmë zgjidhje nga ndërkombëtarët. Prekem nga projekti, kam shtëpi 3-katëshe, më preket edhe toka. Shteti nuk ka dhënë projekt zhvillimi që të dimë se çfarë ngelet. Projekti ma pret parcelën tërthorazi, kam 5 dynym. Këto 4448 lekë për m katror është VKM i 2016-s. Për këtë po ngrihemi, nuk ka ardhur njeri të na tregojë çmimet. Me vlerën reale, dëmshpërblimi shkon rreth 600 mijë euro. Të mos arrish të blesh një hyrje duke dhënë shtëpi trekatëshe, është e papranueshme. Do shkojmë deri në Hagë.
Ndërsa Bihane Basha, një tjetër banore e Bërxullës që preket nga projekti Thumanë-Kashar, tha se protestat do të vijojnë, ndërkohë që po përgatiten t’i drejtohen edhe SPAK-ut. Basha tha se koncesionari i rrugës është kushëri i kreut të PD-së, ndaj opozita ka qëndruar në heshtje.
Jemi drejtuar te të gjitha institucionet, bashkia, ministria e infrastrukturës, asnjë përgjigje nuk kemi marrë. Erdhëm sot te ambasada, protestuam paqësisht. Brenda 24 orëve do të çojmë një shkresë ambasadës. Nëpërmjet këtij projekti, shteti e ka ndryshuar tre herë. I zgjedhuri është më i keqi shemben 20 shtëpi, preken 30 ha tokë, lëvizen shtyllat e tensionit të lartë, që do të thotë preken edhe 50 banesa të tjera.
Kam shtëpi të re trekatëshe. Deri sot, tre muaj që protestojmë, nuk ka ardhur asnjeri. as nga firma, as nga shteti. Për tokën na kanë nxjerrë një çmim qesharak. Më 14 dhjetor kanë nxjerrë një leje zhvillimi. Ne protestat nuk i ndalojmë.
Mua më pritet toka në mes, duam rrugë hyrëse dhe dalëse. Duhet të bëhen rrugë dytësore, se nuk kemi pse paguajmë. Mua dëmi që më bëhet shkon edhe 700 milionë lekë. Nuk ua fal kurrë atë djersë. Duhej të na shpronësonin, të na jepnin tokën dhe pastaj të vijonin me projektin. Ky shtet thotë do të hyjmë në Europë, por po na çon në gropë.
Koncesionari është kushëriri i parë i Sali Berishës. Ai bashkëpunon me Shkëlzenin



