Mesazhi i Pashkëve, Patriarku rus bën thirrje për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës

Mesazhi i Pashkëve, Patriarku rus bën thirrje për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës

Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill përshëndeti të shtunën vizitorët e kishës ortodokse ruse përpara Pashkëve.

Në mesazhin e tij të përshëndetjes, patriarku shprehu shpresën se një paqe e qëndrueshme do t’u dhurohet popujve vëllazërorë të Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, raporton Tass.

“Në festë lutjet tona të veçanta i drejtohen Zotit për ata që janë në zonën e luftës”, thuhet në mesazhin e postuar në faqen e internetit të Kishës Ortodokse Ruse.

Pavarësisht se çfarë ndodh në një botë në ndryshim, ndonjëherë të trazuar dhe të mbushur me konflikte, ose çfarë vështirësish mund të na ndodhin, ne e dimë, ne besojmë dhe predikojmë gëzimi i Pashkëve i Shpëtimtarit tonë të Ngjallur mbetet i pashuar dhe gjithëpërfshirës.

Këtë të diel besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, festën më të rëndësishme të krishterë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy