Kundërshtoi luftën, profesori rus dënohet me 5 vjet burg

Kundërshtoi luftën, profesori rus dënohet me 5 vjet burg

Një gjykatë ushtarake ruse e apelit ka dënuar me 5 vjet burg sociologun Boris Kagarlitsky, i cili kundërshtoi luftën në Ukrainë.

Gjykata e rriti ndjeshëm dënimin e shkallës së parë, e cila përfshinte lirimin e profesorit të universitetit marksist dhe një gjobë prej rreth 6000 euro.

Kagarlitsky u akuzua për “justifikim të terrorizmit”, sipas avokatit të tij, për një postim në të cilin analizonte pasojat ushtarake të sulmit në urën e Krimesë në tetor 2022.

Sociologu u arrestua më 25 korrik. Lajmi i dënimit u raportua nga media të ndryshme ruse, përfshirë agjencinë Interfax, e cila citoi vetë gjykatën.

Sipas agjencisë, prokuroria publike kishte apeluar dënimin e shkallës së parë, duke kërkuar pesë vjet e gjysmë burgim për profesorin e Shkollës së Lartë të Shkencave Sociale-Ekonomike në Moskë. Gjithashtu sociologu u dënua që të mos administronte faqet e internetit për dy vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy