Llogaria në Instagram e një adoleshente që mendohet të jetë vajza sekrete e Vladimir Putin është zbuluar nga rivali i presidentit rus, Alexei Navalny. Në postimet e saj nuk shfaq në asnjë moment të gjithë fytyrën, ndërsa së fundmi ka postuar një foto me një maskë Gucci.
17-vjeçarja Elizaveta, e njohur si Luiza, thuhet se është fëmija i dashurisë së Presidentit Putin dhe ish-pastrueses Svetlana Krivonogikh.
Sipas mediave nga Moska ish-e partnerja e tij, 45 vjeçe, tani është një multi-milionere.
Krivonogikh thuhet se ka punuar si pastruese në një dyqan kur ishte adoleshente, para se të shkonte në universitet.
Ajo e shoqëronte Putinin nëpër udhëtime, në fund të viteve 1990 kur ishte në të 20-at. E diplomuar për Ekonomi thuhet se tani ka 8 milionë paund aksione në Bank Rossiya, pasi papritmas u shfaq me shumë pasuri në vitin 2000.
Svetlana Krivonogikh
Llogaria e vajzës së saj Luiza në Instagram u zbulua nga lideri rus i opozitës Alexei Navalny. Kjo vjen ndërsa armiku i Kremlinit, Navalny akuzoi Vladimir Putin për përdorimin e parave të shtetit për të financuar të dashurat e tij sekrete.
Postimet në llogarinë e saj tregojnë markat luksoze përfshirë YSL, Bottega Veneta, Miu Miu, Tom Ford, Chanel dhe Dolce & Gabbana.
Gjithashtu ajo tregon jetën luksoze me udhëtime, shampanjë dhe kokteje.
Ishte Navalny që gjithashtu tregoi se Putin kishte një resort 1 miliard paund në Detin e Zi.
Pamje spektakolare nga "Vila e Putin", në kopshtin gjigand një kishë dhe një amfiteatër në ndërtim
Burimi The Sun



