Kushtetuesja rrëzon Ramën për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Kushtetuesja rrëzon Ramën për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të paligjshëm vendimin e kryeministrit Rama për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Vaut të Dejës në vitin 2019.

Zef Hila e ka çuar në Kushtetuese shkarkimin nga detyra që pasoi djegien e një qendre votimi pak para se të mbaheshin zgjedhjet lokale të vitit 2019.  

Me një vendim të datës 10 maj 2021, Kushtetuesja e gjeti të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, duke pranuar padinë e Zef Hilës.

Në qershor të 2019-s, pasi presidenti Meta dekretoi një datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve locale (13 tetor), përmes dy urdhrave, kryebashkiaku i Vaut të Dejës urdhëroi ndërprerjen e veprimtarisë zgjedhore.

Për këtë arsye, kryeministri Rama vendosi shkarkimin e tij, të cilin Gjykata Kushtetuese, e cilëson në shkelje të ligjit pasi aitj nuk i është dhënë e drejta për t’u shpjeguar.    

“Duke qenë se procedura e shkarkimit është zhvilluar në mënyrë urgjente, kërkuesi nuk rezulton të jetë njohur paraprakisht me shkeljet të cilat i janë atribuuar, në mënyrë që, në një ballafaqim procedural, të mund të paraqiste kundërshtimet e tij ndaj këtyre shkeljeve. Pra, atij nuk i është dhënë mundësia të realizojë të drejtën për t’u dëgjuar dhe për të paraqitur shpjegime, në kuadrin e procesit të rregullt ligjor”.

“Gjykata vlerëson se në procesin e shkarkimit të kërkuesit nuk janë respektuar në nivelin minimal e drejta për t’u njoftuar dhe e drejta për t’u dëgjuar, edhe pse nuk rezulton të ketë pasur shkak ligjor për të mos respektuar këto të drejta. Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”, thuhet në vendim.

Vendimi është marrë me pesë vota pro (Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja Përparim Kalo dhe Elsa Toska) dhe dy kundër (Fiona Papajorgji dhe Altin Binaj).

Ndërkohë, në zgjedhjet e 25 prillir 2021, Hila ka fituar një mandat si deputet i PD-së.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy