Beteja për vulën në Apel/ Rusta sqaron mundësitë për shtyrje ose vendimin përkatës nga Gjykata  

Beteja për vulën në Apel/ Rusta sqaron mundësitë për shtyrje ose vendimin përkatës nga Gjykata  

Dita e sotme besohet se do të jetë dita përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë.

Gazetari Arsen Rusta përe MCN live, ka shpjeguar se kjo seancë gjyqësore do të vendosë mbi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, si edhe do të zgjidhë përfundimisht ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, teksa 6 marsi është afati i fundit për regjistrim të partive politike për zgjedhjet vendore nën siglën e PD-së.

E vështirë për të thënë nëse do të kemi vendim apo jo, të gjitha mundësitë janë të hapura qoftë një shtyrje, qoftë një vendim, ose seancë për tu njohur palët me dokumentacionin përkatës. Kujtoj këtu që seancat e para të PD-së, ato në Apel kanë zgjatur plot 6 muaj.

Ka edhe një pikëpyetje qe kërkon një përgjigje të shpejtë. Afati 6 mars është afati i fundit kur partitë politike të mund të regjistrohen dhe do duhej që deri ditën e hënë Gjykata të jap një vendim final.

Ndoshta seanca mbylle sot e vendimi të hënën, ndoshta shtyhet për të hënë më gjithë vendimet, këto janë elementet, por nga ky moment e sot, afati maksimal që gjykata të jap një vendim për të mos penguar regjistrimin e partive është data 6 mars, ora 16.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy