Taksa e pronës, Haxhimali: Jemi të fundit për mbledhjen e GDP, mbi 10 bashki me probleme financiare

Taksa e pronës, Haxhimali: Jemi të fundit për mbledhjen e GDP, mbi 10 bashki me probleme financiare

Eksperti i pushtetit lokal Agron Haxhimali i ftuar në emisionin FactCheck në MCN ka komentuar lidhur me taksat e pronës për të cilën u shpreh se detyrimet e taksave të pronës nuk fshihen, ai është titull ekzekutiv dhe në çdolloj mënyrë do paguhet.

Ai tha se kemi pabarazi midis grupeve që paguajnë taksat dhe se nuk duhet të ketë përjashtime ndaj saj asnjë kategori. Sipas tij, i gjithë problemi qëndron në faktin se ne jemi të fundit për mbledhjen e GDP, kemi mbi 10 bashki me probleme financiare vetëm për faktin se nuk mblidhen taksat.

Qeveria ka dështuar me kadastrën fiskale, ka 10 vjet dhe s’ka pse të thuhet për herë të parë. Toka bujqësore ka qenë subjekt tatim pagues, nuk është paguar është taksa me nivelin më të ulët të mbledhur nga bashkitë. Çështjet blegtorale duke filluar nga një objekt ndërtimi si një kasolle lope me tullë, një kasolle për ushqim do të taksohet. Do të taksohen dhe magazinat e ushqimit për kafshët, edhe bosh po ta mbash do jetë subjekt për ta paguar. Kjo ka qenë dhe më herët për hir të së vërtetës. Ligji nuk është shkruajtur keq si akt, dmth VKM e 2018, ajo solli taksën e pasurisë të mbledhur në Shqipëri është afërsisht 5.3 mld lekë. Qeveria, institucionet duhet të jepnin llogari pse nuk është arritur mbledhja, taksa është bashkiake dhe duhet ta mblidhte pushteti lokal. Detyrimet e taksave të pronës nuk fshihet, ai është titull ekzekutiv, dhe në çdolloj mënyrë ajo do paguhet.

I pyetur nëse mund të ketë taksidar privat, Haxhimali tha se ligjërisht kushtetuta dhe i tërë korniza ligjore nuk i pengon njësitë e qeverisjes që të kontraktojë një agjent, apo organizatë që ta përdorë për të mbledhur taksat dhe tarifat.

Sot ata e kanë taksidarin, dhe në këtë rast secila bashki mundet të kontraktojë një agjent sipas rregullave për të mbledhur tarifat kundrejt përfitimeve. Ajo që ndodh është se kemi pabarazi midis grupeve që paguajnë taksat. Sot hotelet me 4 yje apo 5, janë aktivitete, bizneset janë shumë fitimprurëse dhe nuk jam për përjashtim. Nuk duhet përjashtuar asnjë kategori. Vendet e rajonit mbledhin shumë nga GDP, ne jemi të fundit për mbledhjen e saj. Ky është thelbi i dështimit me sukses i kësaj gjëje, problemi mbetet tek mosmbledhja e taksës dhe jo te vetë taksa. Nëse do ezaurohet 100% taksa, atëherë mund të mendojmë për të kaluar tek rritja. Por çështja është fare e thjeshtë, taksat nuk mblidhen. Legjislacioni e përcakton qartë, nuk mblidhen taksat për shkak të neglizhencës. Nuk është taksë që përfiton qeveria qendrore, të ardhurat i marrin qeveritë lokale. Janë mbi 10 bashki me probleme financiare kjo sepse nuk mbledhin taksat. Bindja ime shkon tek fakti se janë institucione të paafta për të mos qenë në gjendje një bashki të identifikojë objektin. Nuk kanë dashur ta bëjnë për t’ja çuar faturën tek dera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy